BallinablogPse vitamina B7 quhet ndryshe vitamina e bukurisë, ndikimi në lëkurë dhe...

Pse vitamina B7 quhet ndryshe vitamina e bukurisë, ndikimi në lëkurë dhe flokë

Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, e për pasojë edhe më e ekspozuara ndaj veprimit të radikaleve të lira, toksinave të ndryshme në produktet kozmetike, por edhe atyre që qarkullojnë në ajër, por edhe ndryshimet e temperaturave. Me kalimin e viteve lëkura humbet elasticitetin si pasojë e reduktimit të kolagjenit, por edhe butësinë dhe shkëlqimin. Sigurisht që ky është një proces tejet natyrale, mirëpo e dini që mund ta frenoni falë një vitamine të vetme?

E kemi fjalën për biotinën, njohur ndryshe si vitamina e bukurisë së përjetshme, thelbësore për bukurinë dhe mirëmbajtjen e lëkurës, thonjve dhe flokëve. Por jo vetëm, vitamina B7 (biotina) luan një rol të rëndësishëm edhe në procese të ndryshme fiziologjike: stimulon prodhimin e hemoglobinës, një substancë që transporton qelizat e kuqe të gjakut dhe, rrjedhimisht, edhe oksigjenin;  lehtëson tretjen, ndihmon metabolizmin të mbajë nën kontroll nivelet e larta të sheqerit, etj.

Biotina dhe lëkura

Biotina ose ndryshe Vitamina B7 nuk arrin dot të krijojë depozita në trup, prandaj ne përiudha te caktuara ajo duhet marrë në formën e kapsulave, sidomos për të parandaluar psoriazën dhe dermatitin seborroik. I njohur ndryshe edhe si ekzema seborroike, ai është një çrregullim i lëkurës që prek skalpin e kokës, fytyrën dhe trupin. Paraqitet si një inflamacion i lëkurës, që shoqërohet me kruajtje dhe skuqje.

Biotina dhe flokët

Flokët tuaj duken si mos më keq, ju bien vazhdimisht ose ju këputen sa herë që i krihni? Ndoshta është momenti të shtoni në regjimin tuaj ushqimor ushqime të pasura me biotinë.  Flokët tuaja do të jenë më të forta, më të buta e më voluminoze se kurrë më parë, si dhe s’do të keni probleme më zbokthin. Kjo është arsyeja pse vitamina B7 është pjesë përbërëse e shumë produkteve për flokët.

E dini cilat janë ushqimet më të pasura me vitaminë B7? Ka shumë ushqime që përmbajnë biotinë, ndaj bëni mirë t’i shtoni në regjimin tuaj, si mish viçi, lope,mëshqerre dhe kau; salmoni, veza (e verdha e vezës është një burim i pasur i biotinës), bizelet, thjerrëzat, farat e lulediellit, bananet etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

ARTIKUJT E FUNDIT

Vaji i kastorit për flokët: si përdoret, sa shpesh dhe çfarë mund të prisni

Vaji i kastorit për flokët është një nga remediet natyrale më të njohura për kujdesin e flokëve, vetullave dhe qerpikëve. Shumë njerëz e përdorin...

Baloni Gastrik: Cilat janë alternativat e tjera më ekonomike

Baloni gastrik është një metodë moderne dhe jo-kirurgjikale për trajtimin e obezitetit. Kjo procedurë përfshin vendosjen e një tullumbace silikoni në stomak përmes një...

Moringa: Për çfarë përdoret dhe ku ta gjejm në Shqipëri

Moringa oleifera, e njohur si “pema e mrekullive,” është një bimë që ka fituar popullaritet të madh për shkak të përfitimeve të saj të...

MË TË SHITURAT

SHAMPO KUNDËR ZBOKTHIT NOAH 1.5

Interval çmimesh: 900 lekë deri më 2,500 lekë

VAJ KOKOSI EXTRA VIRGIN

Interval çmimesh: 1,000 lekë deri më 1,500 lekë

PSYLLIUM HUSK POWDER BIO

Interval çmimesh: 1,100 lekë deri më 2,000 lekë

VAJ I FARËS SË ZEZË BIO

Interval çmimesh: 1,000 lekë deri më 2,000 lekë