Home Vajra Kurativ Vajra Esenciale VAJ RIGONI ESENCIAL

VAJ RIGONI ESENCIAL

2,000 lekë

Porosi mbi 50€? Dërgesa është Falas!

Vaj rigoni esencial i cili lufton infeksionet bakteriale dhe mykotike, lufton parazitët e zorrëve, përmireson frymëmarrjen, kuron ftohjen e zakonshme dhe lufton viruset dhe alergjitë.

10 ml

100% Produkte te certifikuara EU

Produkte bio-organike sipas standarteve Europiane.

Transport i shpejte

Transport i sigurt brenda 24-oreve

14-dite mundesi kthimi

Mundesi kthimi produkti brenda 14 ditesh

Vaj rigoni esencial i cili njihet si "antibiotik natyral", është një nga vajrat më të fuqishëm dhe më të përdorshëm për shëndetin. Ai nxirret nga gjethet e bimës së rigonit dhe është i pasur me përbërës antibakterialë dhe antioksidues. Ky vaj është një zgjedhje e shkëlqyer për përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme.

Vaji esencial i rigonit ka veti anti-infektive me spektër të gjerë . Është një antibakterial, antiparazitar, antifungal dhe antiviral i fuqishëm. Vaji i rigonit shkatërron bakteret rezistente ndaj antibiotikëve. Gjithashtu stimulon sistemin tretës dhe ndihmon në trajtimin e diarresë infektive, fryrjeve, infeksioneve të zorrëve dhe fermentimeve të zorrëve.
Ju mund të përdorni vaj rigoni gjithashtu kundër çrregullimeve të frymëmarrjes dhe ORL si gripi, trakeiti, bronkiti dhe laringiti.

Përfitimet nga Vaji i Rigonit Esencial:

1. Lufton infeksionet bakteriale dhe mykotike.
2. Redukton inflamacionin dhe dhimbjet.
3. Përmirëson tretjen, shëndetin e zorrëve, djegien e stomakut dhe lufton parazitët.
4. Rrit sistemin imunitar.
5. Përmirëson shëndetin e lëkurës dhe lufton aknet.
6. Ndihmon në menaxhimin e peshës dhe përmirësimin e metabolizmit.
7. Përmirëson shëndetin e frymëmarrjes.
8. Lufton mykun e lekures dhe thonjve.
9. Kuron ftohjen e zakonshme, viruset dhe alergjitë.
10. Redukton dhimbjen e veshit, dhimbjen e dhëmbit dhe gingivitin.
11. Lufton tumoret dhe kandidën.

Disa studime kanë treguar se carvacrol, një nga përbërësit e vajit të rigonit, mund të ketë veti kundër kancerit.
Në studimet mbi qelizat e kancerit, carvacrol ka treguar rezultate premtuese kundër qelizave të kancerit të mushkërive, mëlçisë dhe gjirit. Është zbuluar se pengon rritjen e qelizave dhe shkakton vdekjen e qelizave kancerogjene.

Nëse kërkoni një mënyrë natyrale për të përmirësuar shëndetin tuaj, përdorni vaj rigoni esencial dhe shijoni përfitimet e këtij thesari të natyrës.

Përdorimi

Përdorimet e vajit të rigonit:
  • Antibiotik natyral: Hollojeni me një vaj mbajtës dhe aplikojeni tek thembrat e këmbëve ose përdoreni së brendshmi për 10 ditë.
  • Lufton kandidën dhe mbipopullimin e fungeve : Për mykun e thoit të këmbës, mund të bëni vetë një pudër antifungale  të cilën mund ta aplikoni në lëkurë. Kombinoheni me 3 pika vaj rigoni dhe vendoseni pudrën në këmbë. Për përdorim të brendshëm, merrni 2-3 pika 2 herë në ditë për 10 ditë.
  • Lufton pneumoninë dhe bronkitin: Për infeksione të jashtme, aplikoni 2-3 pika të holluara në zonën e prekur, për të parandaluar mbipopullimin e brendshëm bakterial, merrni 2-3 pika së brendshmi 2 herë në ditë për 10 ditë.
  • Lufton MRSA dhe infeksionet stafilokoksike: Shtoni 3 pika vaj rigoni në ushqim ose në pijen e preferuar së bashku me një vaj mbajtës, 2 herë në ditë për 10 ditë.
  • Lufton krimbat e zorrëve dhe parazitët: Merrni vaj rigoni për përdorim të brendshëm për 10 ditë.
  • Heq lythat: Hollojeni me një tjetër vaj ose me argjilë.
Doza e rekomanduar për përdorim të brendshëm:
  • Doza e vajit esencial të rigonit varet nga problem që jeni duke trajtuar. Për përdorim të brendshëm, merrni 2-3 pika 2 herë në ditë për 10 ditë.
  • Një mënyrë tradicionale e përdorimit të gjetheve të rigonit është duke i bërë caj për trajtimin e problemeve digjestive. Mund ta realizoni vetë duke hedhur 15gr gjethe rigoni në 250 ml ujë për 10 minuta (ose edhe më tepër deri në 24 orë, për ta bërë një pije akoma dhe më të fuqishme).
  • Konsultohuni gjithmonë me mjekun tuaj nëse mund ta merrni për së brendshmi në varësi situatës tuaj shëndetësore.

Përbërësit

100% Vaj Rigoni Esencial (Origanum vulgare) ÇERTIFIKIMET: BIO EU, ECOCERT

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “VAJ RIGONI ESENCIAL”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

MË TË SHITURAT

PSYLLIUM HUSK POWDER BIO

Interval çmimesh: 1,100 lekë deri më 2,000 lekë

SHAMPO KUNDËR ZBOKTHIT NOAH 1.5

Interval çmimesh: 900 lekë deri më 2,500 lekë

VAJ I FARËS SË ZEZË BIO

Interval çmimesh: 1,000 lekë deri më 2,000 lekë

VAJ KOKOSI EXTRA VIRGIN

Interval çmimesh: 1,000 lekë deri më 1,500 lekë