Home SuperFoods Detoksifikimi GJEMB GOMARI BIO PËR MËLCINË

GJEMB GOMARI BIO PËR MËLCINË

550 lekë

Porosi mbi 50€? Dërgesa është Falas!

Gjemb gomari për cilindo që ka probleme me dhjamosjen e mëlçisë, probleme të tretjes, parandalimin e dhjamosjen e mëlçisë dhe largimin e toksinave.

Neto 100 g | për 33 ditë

100% Produkte te certifikuara EU

Produkte bio-organike sipas standarteve Europiane.

Transport i shpejte

Transport i sigurt brenda 24-oreve

14-dite mundesi kthimi

Mundesi kthimi produkti brenda 14 ditesh

Gjemb gomari i cili njihet për efektet e tij detoksifikuese dhe është thelbësor në luftën kundër yndyrës rreth mëlçisë. Përveçse mbron mëlçinë, ka edhe aftësinë për të pastruar trupin dhe për të mbështetur tretjen, pra është një agjent i shkëlqyer kundër kapsllëkut.

Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme në trupin tonë. Ajo kryen funksione të ndryshme që janë thelbësore për shëndetin tonë. Ndër të tjera, mëlçia largon substancat e dëmshme nga trupi. Prandaj, detoksifikimi i herëpashershëm i trupit është një procedurë e detyrueshme për të ruajtur mirëqenien e organizmit.

Gjembi i gomarit është një bimë e njohur për përdorimet të shumta, sidomos në mjekësinë popullore. Kjo bimë, që rritet në terrene të thata dhe shkëmbore, është përdorur për shekuj me radhë për vetitë e saj të fuqishme shëruese.

Si të njohim një mëlçi të ngarkuar?
Mëlçia e yndyrshme shkakton:

1. Metabolizëm të ngadalshëm të karbohidrateve dhe parandalon depozitimin e glukozës së tepërt, që do të thotë se trupi nuk merr një valë të re energjie kur ka nevojë për të, e cila shfaqet si lodhje dhe rraskapitje e vazhdueshme.
2. Metabolizëm të dobët të yndyrës dhe karbohidrateve, të cilat shkaktojnë akumulimin e yndyrës rreth belit dhe barkut.
3. Urth.
4. Djersitje të tepruar dhe ndjenjë e nxehtësisë,
5. Tretje të dobët dhe të ngadaltë e shoqëruar me fryrje dhe të përziera të herëpashershme.
5. Sistemi imunitar të dobët
7. Problemet e lëkurës (kruarja e lëkurës me akne ose njolla të errëta).

Përse duhet të përdorim gjemb gomari?

Përbërësi aktiv i tij është silymarin, i cili forcon muret e qelizave të mëlçisë duke parandaluar hyrjen e toksinave në qelizë dhe mbështetur rigjenerimin e këtyre qelizave.

Rekomandohet gjemb gomari për cilindo që ka probleme me dhjamosjen e mëlçisë, probleme të tretjes, parandalimin e dhjamosjen së mëlçisë dhe largimin e toksinave.

Përdorimi

Gjembi i gomarit është një nga bimët mjekësore më të sigurta, madje dhe një overdozë shumë e madhe nuk shkakton efekte anësore, me përjashtim të çrregullimeve të tretjes apo përshpejtimit të tretjes. Mund të përzihet në ushqime, lëngje frutash, kos, smoothie etj. Sasia ditore e rekomanduar është 3 gr (një lugë kafe) Këshilla: Rekomandohet të mos tejkalohet norma ditore. Mbajeni larg nga fëmijët! Suplement ushqimor i cili nuk përdoret si zëvendësues për një dietë të balancuar dhe të larmishme.

Përbërësit

100% fara të bluara të gjembit të gomarit (lat. Silybum Marianum, angl. Milk Thistle)

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “GJEMB GOMARI BIO PËR MËLCINË”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

MË TË SHITURAT

PSYLLIUM HUSK POWDER BIO

Interval çmimesh: 1,100 lekë deri më 2,000 lekë

SHAMPO KUNDËR ZBOKTHIT NOAH 1.5

Interval çmimesh: 900 lekë deri më 2,500 lekë

VAJ I FARËS SË ZEZË BIO

Interval çmimesh: 1,000 lekë deri më 2,000 lekë

VAJ KOKOSI EXTRA VIRGIN

Interval çmimesh: 1,000 lekë deri më 1,500 lekë