Home SuperFoods Sport FARA CHIA BIO SEEDS

FARA CHIA BIO SEEDS

1,400 lekë

Porosi mbi 50€? Dërgesa është Falas!

Fara chia të prodhuara 100% në mënyrë organike të pasura me omega-3, omega-9, proteina, fibra dhe minerale.

Neto 400 g

Kush mund ta përdorë?

  • Atletët dhe persona që merren me fitness
  • Vegjetarianët dhe veganët
  • Ose të gjithë ata që janë të informuar rreth rëndësisë së një diete të shëndetshme dhe të balancuar

100% Produkte te certifikuara EU

Produkte bio-organike sipas standarteve Europiane.

Transport i shpejte

Transport i sigurt brenda 24-oreve

14-dite mundesi kthimi

Mundesi kthimi produkti brenda 14 ditesh

Fara Chia është një farë jashtëzakonisht e vogël që e ka origjinën nga Meksika. Farat Chia janë vlerësuar për mijëra vjet dhe përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të dietës. Farat chia janë të pasura me omega-3, omega-9, proteina, fibra dhe minerale.

Ato konsiderohen si një nga burimet më të mira të acideve yndyrore omega-3 që kontribuojnë në shëndetin e zemrës dhe ruajtjen e niveleve normale të kolesterolit në gjak.
Ato kanë një përmbajtje të lartë proteinash e cila kontribuon në rigjenerimin e qelizave, ruajtjen dhe rritjen e masës muskulore dhe në ruajtjen e kockave të shëndetshme.
Nëse i përziejmë me lëngje, fibrat dietike në to bëjnë që ato të formojnë një xhel. Fibrat ndihmojnë në tretje dhe mbajnë një sistem tretës të shëndetshëm.
Farat chia gjithashtu jan te pasura me minerale si kalciumi, fosfori, magnezi dhe zinku qe janë thelbësore për funksionimin e përgjithshëm të trupit.

Kalciumi kontribuon në çlirimin e energjisë nga metabolizmi dhe funksionimin normal të enzimave të tretjes.
Fosfori kontribuon në ruajtjen e niveleve normale të kolesterolit në gjak dhe në dhëmbë të shëndetshëm.

Përfitimet nga Fara Chia:

1. Përmirëson tretjen.
2. Përmirëson shëndetin e zemrës.
3. Ndihmon në menaxhimin e peshës.
4. Rrit energjinë dhe përmirëson performancën fizike.
5. Përmirëson shëndetin e kockave dhe muskujve.
6. Ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak.

Përdorimi

Mund ti konsumoni të kombinuara me kos, muesli, gjizë dhe smothies. Ato mund të përdoren ne sallatra ose për të trashur salcat. Farat e lagura mund të përdoren për të bashkuar lëndë të ndryshme kështu që mund të përdoren në pjekje pa vezë.Përpara përdorimit duhet ti lini ne ujë për 10 minuta. Farat chia kanë një shije neutrale, kështu që mund ti shtoni në përzjerje të ndryshme dhe shija nuk i ndryshon. Ju mund ti përdorni farat chia dhe në gatime te nxehta por është më mirë ti konsumoni të pagatuara sepse keshtu i ruajnë të gjitha vlerat. Ju mund të konsumoni max 15 gr fara chia në ditë.

Përbërësit

Fara Chia Sachia (salvia hispanica)
Farat Chia janë një burim i pasur kalciumi dhe fosfori.Kalciumi ndihmon në rritjen e metabolizmit dhe në funksionimin normal të enzimave të tretjes. Fosfori ndihmon në mbajtjen në nivele normale të kolesterolit në gjak dhe për dhëmbë të shëndetshëm.  
nutritional value per 100g
energy 1832 kJ / 444 kcal
fat 31,4 g
 saturated fat 3,8 g
carbohydrate 4,9 g
 sugar 0,8 g
fiber 33,7 g
protein 21,2 g
salt 0,01 g
 
RDI per 100g
calcium 631 mg 78,9%
phospor 948 mg 135%
omega-3 18,5 g
omega-6 6,4 g
Rekomandohet marrja e përditshme për një të rritur mesatarisht  (8400 kJ / 2000 kcal).

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “FARA CHIA BIO SEEDS”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

MË TË SHITURAT

PSYLLIUM HUSK POWDER BIO

Interval çmimesh: 1,100 lekë deri më 2,000 lekë

SHAMPO KUNDËR ZBOKTHIT NOAH 1.5

Interval çmimesh: 900 lekë deri më 2,500 lekë

VAJ I FARËS SË ZEZË BIO

Interval çmimesh: 1,000 lekë deri më 2,000 lekë

VAJ KOKOSI EXTRA VIRGIN

Interval çmimesh: 1,000 lekë deri më 1,500 lekë