Gjemb gomari i cili njihet për efektet e tij detoksifikuese dhe është thelbësor në luftën kundër yndyrës rreth mëlçisë. Përveçse mbron mëlçinë, ka edhe aftësinë për të pastruar trupin dhe për të mbështetur tretjen, pra është një agjent i shkëlqyer kundër kapsllëkut.
Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme në trupin tonë. Ajo kryen funksione të ndryshme që janë thelbësore për shëndetin tonë. Ndër të tjera, mëlçia largon substancat e dëmshme nga trupi. Prandaj, detoksifikimi i herëpashershëm i trupit është një procedurë e detyrueshme për të ruajtur mirëqenien e organizmit.
Gjembi i gomarit është një bimë e njohur për përdorimet të shumta, sidomos në mjekësinë popullore. Kjo bimë, që rritet në terrene të thata dhe shkëmbore, është përdorur për shekuj me radhë për vetitë e saj të fuqishme shëruese.
Si të njohim një mëlçi të ngarkuar?
Mëlçia e yndyrshme shkakton:
1. Metabolizëm të ngadalshëm të karbohidrateve dhe parandalon depozitimin e glukozës së tepërt, që do të thotë se trupi nuk merr një valë të re energjie kur ka nevojë për të, e cila shfaqet si lodhje dhe rraskapitje e vazhdueshme.
2. Metabolizëm të dobët të yndyrës dhe karbohidrateve, të cilat shkaktojnë akumulimin e yndyrës rreth belit dhe barkut.
3. Urth.
4. Djersitje të tepruar dhe ndjenjë e nxehtësisë,
5. Tretje të dobët dhe të ngadaltë e shoqëruar me fryrje dhe të përziera të herëpashershme.
5. Sistemi imunitar të dobët
7. Problemet e lëkurës (kruarja e lëkurës me akne ose njolla të errëta).
Përse duhet të përdorim gjemb gomari?
Përbërësi aktiv i tij është silymarin, i cili forcon muret e qelizave të mëlçisë duke parandaluar hyrjen e toksinave në qelizë dhe mbështetur rigjenerimin e këtyre qelizave.
Rekomandohet gjemb gomari për cilindo që ka probleme me dhjamosjen e mëlçisë, probleme të tretjes, parandalimin e dhjamosjen së mëlçisë dhe largimin e toksinave.









Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.